Iftar të veçantë për ata që kanë më shumë nevojë në këtë periudhë të shenjtë të Ramazanit. Ky iftar kishte si qëllim ofrimin e mbështetjes dhe solidaritetit për familjet në nevojë, fëmijët jetim, dhe fëmijët me aftësi të veçanta.

Në këtë ngjarje të bukur, u ofrua mundësia për të shijuar një iftar të ngrohtë dhe për t’u mbështetur nga komuniteti. Përveç ushqimit, ky moment ishte një mundësi për t’u bashkuar dhe ndarë dashuri dhe shpresë.

Ky aktivitet na kujton rëndësinë e ndihmës së ndërsjellë dhe dashurisë për ata që kanë më shumë nevojë, duke na bërë të kuptojmë se solidariteti dhe humanizmi janë vlera të pazëvendësueshme, sidomos gjatë muajit të Ramazanit.

Falenderojmë shoqatën IHH NL për angazhimin dhe përkushtimin e saj në këtë kauzë fisnike.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
28.03.2025, Preshevë