Me shumë kënaqësi njoftojmë për përfundimin e kursit të aftësimit profesional në rrobaqepësi, i cili ka arritur suksesin e gjeneratës së 8-të

Pas një periudhe intensive trajnimi, pjesëmarrëset janë të gatshëme të hyjnë në tregun e punës si rrobaqepëse profesionistë.

🎓 Ceremonia e dhënies së certifikatave

U dorëzuan certifikatat për 1️⃣0️⃣ rrobaqepëse të reja ✂️👗që kanë përfunduar me sukses kursin falas, duke u pajisur me aftësi që do t’i ndihmojnë në vetëpunësim dhe rritjen e industrisë së tekstilit.

🤝 Vizita e përfaqësuesve të IHH NL

Në këtë ceremoni të rëndësishme, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e IHH NL, të cilët kanë mbështetur kursin e rrobaqepsisë në vazhdimësi.

🙏 Faleminderit donatorëve

Një falënderim i veçantë për TIKA, IHH NL dhe Komunën e Preshevës për mbështetjen e tyre të çmuar. Kontributi i tyre ka qenë thelbësor për zhvillimin e këtij kursi, duke fuqizuar që nga fillimi e deri më sot 80 gra dhe vajza të reja 🧥👗 dhe përmirësuar ekonominë lokale.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së
28.03.2025, Preshevë