Me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe organizimin e iftarit, Realizuam me sukses planifikimet tona për muajin e shenjtë të Ramazanit 2025.
Mbi 1.000 pako ushqimore
Mbi 2.000 iftare të shpërndara
100 veshmbathje për fëmijët në Festën e Bajramit

Falënderime të përzemërta për donatorët tanë, bashkëpunëtorët dhe stafin e palodhur që na mbështetën gjatë gjithë muajit.
Ishte nder dhe kënaqësi të jemi pranë familjeve me fëmijë jetim, fëmijëve me aftësi të veçanta dhe familjeve në nevojë.
Ishim Bashkë për më shumë solidaritet!


















Fokusi ynë në projektet e ardhshme
Pas përmbylljes së suksesshme të aktiviteteve të Ramazanit, vazhdojmë me angazhim në projektet e radhës:
Arsim |
Shëndetësi |
Bujqësi |
Kulturë
Me përkushtim dhe bashkëpunim, do të vazhdojmë të sjellim ndryshime pozitive për komunitetin tonë!
Me respekt
Shefki Jonuzi
Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim