Fondi prej 280,000 $ për ndërtimin e shkollës së re “Selami Hallaçi” në fshatin Rahovicë , është konfirmuar nga Banka Islamike për Zhvillim (ISDB), si një dëshmi e rëndësisë dhe seriozitetit të këtij projekti për komunitetin lokal.
Ndërtimi i kësaj shkolle moderne synon të krijojë kushte të denja dhe të sigurta për mësimdhënie dhe të ofrojë një ambient edukativ të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin.
Për shkak të kostos së lartë të projektit, VZHK, në bashkëpunim me Komunën e Preshevës, do të vazhdojë angazhimin edhe tek partnerët e tjerë për të siguruar mbështetje shtesë dhe për të garantuar realizimin e plotë të këtij projekti madhor.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit lokal.
Shoqata VZHK falënderon Bankën Islamike për Zhvillim, Komunën e Preshevës, dhe veçanërisht Shefin e Kabinetit, z. Besim Shabani, për kontributin e tij të çmuar në këtë projekt.
Po ashtu, falenderojmë të gjithë ata që besojnë në misionin tonë dhe i ftojmë donatorët të bëhen pjesë e kësaj vepre të rëndësishme dhe të dobishme për komunitetin.
VZHK , 05.04.2025 – Preshevë

