Pas, plot 19 ditëve punë aktive,MONUNgroup me shoqatën “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” me zotri Shefki Sh. Jonuzi, përfunduam me sukses projektin “QENDRA PËR TRAJTIMIN E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA”
Project: CENTER FOR THE TREATMENT OF CHILDREN WITH SPECIAL NEEDS;
Architect: MONUNgroup;
Design:Contemporary psychological art;
Investor: Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim;
Location: Lugina e Preshevës
Sq: 375.oom2.
QENDRA PËR TRAJTIMIN E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA
LOKACIONI : Lugina e Preshevës.
Qendra për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si objektë dhe funksion është në shërbim të institucioneve të veçanta për aftësim dhe edukim të fëmijeve. Prandaj edhe lokacioni është i përcaktuar në afërsi të shkollave si kompleks i përbashkët për edukim dhe zhvillim për të gjithë fëmijët, pa u veçuar nga fëmijët e tjerë.
FUNKSIONI
Funksioni i objekti është arkitekturë komforde moderne, me projeksion të nivelit zero, me dhoma të cilat posedojnë ndriçim natyral mbi 65%, është projektim i një fushe profesionale për të i plotësuar të gjitha nevojat bazike për fëmijët, është i projektuara në atë formë që hapsira brenda të posedoj siguri maksimale.
- Përdhesa
Në katin përdhes janë të organizuara hapësirat (Kthinat) e nevojshme me nivel komford për një funskionim profesional edukativ. Objekti është i ngritur nga toka për 30cm, por i projektuar si i tillë me qasje me rampa për të gjithë, jo vetem për ata me nevoja të veçanta, por edhe për fëmijët tjerë. Nga hyrja kryesore kalohet në parahyrje, ku përmes sajë qasemi në koridorin administrativ. Si hapësirë administrative objekti përmban edhe një hapësir për Mjekë, hapësir për administrat si dhe nyjet sanitare bashkë me një dhomë teknike. Nga parahyrja lidhemi në koridorin qendrorë që lidhë hapësirën për shumë qëllime dhe klasët. Janë projektuar gjithësej 3 klasa, një kthinë për kuzhinë bashkë me depo, nyjet sanitare si dhe kthina e dhomës teknike me qasje edhe nga jasht. Këto kthina kanë qasje edhe nga hyrja ekonomike.
PUNIMET NË EKSTERIER
- Fasada Fasada është e paraprë të jetë DEMIT fasadë, ndërsa ngjyrat përcaktohen sipas projektit psikologjik.
DYERT DHE DRITARET
- Dyert e brendshme janë prodhim nga druri i kualitetit të lartë, i finalizuar mirë, varësisht nga organizimi i brendshëm, do të punohen edhe ato.
DRITARET
Dritaret janë të punuara nga materiali PVC i mveshur nga jasht me folie, sipas percaktimit të arkitekturës, që do të japin efektin e artit. Planifikohet që dritaret të paisen me 2 xhama ndarës, si modele të reja, varësisht edhe nga zgjidhja termike. Fasada gjysëmstrukturale Parashihet të vendoset në kthinën e Hapësirës për shumë qellime, sipas percaktimit të projektit detaj në arkitekture. Gjithashtu është i projektuar që në një lartësi optimale të përcaktuar edhe me projektin e skemave.
SHTIGJET PERRETH OBJEKTIT
Punohen nga kubëza betoni dhe në disa pjesë me beton , për shkaqe të lidhjes me pjesët tjera. Forma e kubëzave dhe ngjyrat e tyre përcaktohen në bashkëpunim me arkitektin.
Architect: MONUNgroup;
Design:Contemporary psychological art
17.01.2024 ,VZHK Preshevë