Në Bujanoc dhuruam uniforma për nxënësit e Shkollës së Mesme “ Sezai Surroi “ , të cilat u punuan nga kursantet të cilat ishin pjesë e kursit profesional të rrobaqepësinë të gjeneratës së Vl .
Uniformat kanë një rol të rëndësishëm në kontekstin shkollor dhe jo vetëm. Disa nga rëndësitë e uniformave janë:
Uniformat krijojnë një ndjesi të përbashkët të identitetit ndër nxënësit dhe mësuesit, duke theksuar një ndjenjë të bashkëpunimit dhe solidaritetit në shkollë , mund të ulin ndjenjat e konkurrencës dhe përçarjes bazuar në veshje. Të gjithë nxënësit janë të veshur njësoj, duke krijuar një ambient më të barabartë.
Uniformat mund të zvogëlojnë presionin social për të veshur rroba të shtrenjta ose të fundit në modë, duke shmangur ndjenjën e ndarjes ndër nxënës.
Në raste të ndryshme, uniformat mund të ndihmojnë në njohjen e nxënësve dhe ndihmojnë në sigurinë e shkollës , nxisin një kulturë shkollore ku nxënësit ndihen të përfshirë dhe të kujdesen për ambientin e tyre shkollor.
Nxënësja Anita Sabedini , shprehu mirenjohje dhe faleminderim TIKA-në dhe VZHK-në , ndërsa Kordinatorja e kursit të rrobaqepsisë Hatixhe Jonuzi , e faleminderoi stafin e shkolles për bashkepunim.
Projekti do të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm
19.12.2023 , Bujanoc
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së