VZHK

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Me synimin për të kontribuar për lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike, për të ngjallur tek ata shpresën se askush nuk është i vetëm e i braktisur.

Në Preshevë qëndruan për vizitë përfaqësuesit e organizatës partnere IHH NL , ku dhuruam pako ushqimore për familjet në kushte të vështira ekonomike e sociale.
Nëpërmjet këtij projekti po u mundësohet përkujdesje për familjet me fëmijë jetim , familjeve me fëmijë me aftësi të veçanta dhe familjet në gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale më muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Respekt të veçantë partnerëve tanë të nderuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme të ofruar në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt vlerave humane.

Faleminderit IHH NL për mbështetjen e vazhdueshme për Luginën e Preshevës

Shërbimi për informim pranë VZHK-së.

03 Prill 2024